Quentin Tarantino e ka konfirmuar lajmin se pas realizimit të filmit të tij të dhjetë, mendon ta ndërpres karrierën e tij regjisoriale, në mënyrë që të fokusohet më shumë në gruan dhe fëmijën e tij.
Në një intervistë të fundit, regjisori ikonik tregoi se po planifikon ta rivendosë prodhimtarinë e tij artistike, në fazën e ardhshme të jetës së tij, transmeton Koha.net
“Disi më duket që është koha e duhur për ta jetuar fazën e tretë të jetës. Thjesht të fokusohem më shumë tek literature, që do të më përshtatej shumë si baba dhe bashkëshort i ri. Mendoj se është koha e duhur që kohën më të madhe ta kaloj pran familjes sime, dhe të bëhem më shumë një person që shkruan,” citohet të ketë thënë Tarantino.
Regjisori i njohur po ashtu tregoi se është shumë i entuziazmuar me prospektin e të bërit prind, marrë parasysh se bashkëshortja e tij, Daniella Pick, është shtatzënë me fëmijën e parë të çiftit.
Filmi i fundit i Tarantinos, “Once Upon A Time in… Hollywood”, ka marrë kritika tejet positive duke u konsideruar si një prej filmave më të mirë të regjisorit, për këtë dekadë. Po ashtu, ky projekt është i nominuar për dhjetë shpërblime “Oscar”, përfshirë kategorinë kryesore “Filmi më i mirë”.