Politikanët kujtojnë Gjergj Kastriotin-Skënderbeun me statuse në “Facebook”

Politikanët kujtojnë Gjergj Kastriotin-Skënderbeun me statuse në “Facebook”

17 January 2020 16:33

Figura e heroit kombëtarë Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, në 552 vjetorin e vdekjes është përkujtuar nga lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti dhe ai i PDK-së Kadri Veseli, nëpërmjet rrjetit social “Facebook”.

“Lirinë nuk ua solla unë, por atë e gjeta këtu midis jush. Kjo fjali edhe sot tingëllon progresiste. Individualizmi bazohet te liria, por liria mbërrihet vetëm prej angazhimit kolektiv, ajo banon te bashkësia. Individi duhet të bashkëpunojë, që të ecë përpara si individ.

Fjalia e Skënderbeut duhet të jetë thënë vërtet, po të shohësh se ai e ndoqi parimin e bashkimit edhe me Besëlidhjen e Lezhës, ku u përpoq të mblidhte sa më shumë prijës arbër, minoritarë e disa aleatë fqinj, për ta bërë rezistencën.

Po t’i kishte mbledhur të gjithë, po të kishin bashkëpunuar me disiplinë, mbase do të ishte themeluar një shtet edhe më jetëgjatë. Por, historia nuk bëhet me nëse, e koha nuk kthehet kurrë pas”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.

Ndërkaq për Veselin, trashëgimi që na e la Kastrioti ka frymëzuar shumë të tjerë.

“E gjejmë në figurën dhe flijimin e Adem Demaçit, në flijimin e vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, dhe si një kurorëzim rreth idesë së popullit e tokës e gjejmë në shembullin historik të UÇK-së. Ishte kjo ndjesi që sot krijoi kushte lirie, perspektivë dhe vizion. Një shoqëri e krijuar mbi këtë fundament me siguri që ka të ardhme”, ka shkruar Veseli.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme