Kulturë

“Karrota”, fiton konkursin për logon e 100 vjetorit të Tiranës

Kryetari i Tiranës Erion Veliaj, nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka bërë të ditur se logoja fituese e 100-vjetorit të Tiranës është ajo e kompanisë kosovare “Karrota”.

“Mbi 35K votues morën pjesë në votimin online për logon e 100-vjetorit të Tiranës Kryeqytet! Fitues me pak diferencë është Karrota nga Kosova!”, ka shkruar Veliaj.

Sipas tij, 3 finalistët e tjerë do të jenë pjesë e aktiviteteve të këtij viti!