Kulturë

Arkitektët kosovarë, pjesë e garës evropiane

Diskutimet e tyre të përditshme janë mbi artin dhe arkitekturën.

Iniciuesit e ekspozitës “Mapping of the Obscurity”, janë bërë pjesë e 100 arkitektëve të rinj që janë pjesë e garës së organizuar nga “Future Architecture”.

Kjo platformë synon ta promovojë komunikimin në mes të profesionistëve dhe institucioneve që të sjellin ide për të ardhmen e qyteteve dhe të arkitekturës, raporton “Express” i KTV-së.

Ekspozita e arkitektëve të rinj nga Kosova përmes mediumeve të ndryshme synon të bashkëdyzojë digjitalen me fiziken.

Ky projekt artistik deri tani është prezantuar në Prishtinë e Tiranë.

Arkitektët e rinj janë zgjedhur të prezantohen edhe në “Javën e Dizajnit në Milano”, por për këtë ju duhet më shumë mbështetje.

Për t’i përkrahur arkitektët e rinj në platformën “Future Architecture”, duhet të votohet projekti i tyre në faqen online të kësaj platforme.