Kulturë

Situata politike mban peng konkursin për projekte kulturore

Descriptive Text

Situata politike ku tre muaj pas zgjedhjeve vendi nuk ka ende Qeveri ka nisur të shkaktojë telashe edhe në funksionimin e Ministrisë së Kulturës. Për dallim nga vitet e kaluara, kur konkursi për projekte kulturore-artistike shpallej në fund të dhjetorit, kësaj radhe nuk ka ngjarë kësisoj.

Madje Ministria e Kulturës nuk ka ende një afat se kur do të shpallet konkursi. Përderisa organizatorët e aktiviteteve kulturore vazhdimisht janë ankuar se MKRS-ja vonohet në vlerësimin e projekteve e më pas edhe në transferimin e mjeteve, sivjet vonesat procedurale kanë nisur që nga hapi i parë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në kushte normale, Ligji për buxhetin e një viti miratohet në Kuvend në fund të vitit paraprak. Shteti sivjet ende nuk e ka Ligjin për buxhetin e vitit 2020. E Ministria e Kulturës ka ngelur peng sa i përket shpalljes së konkursit për projekte kulturore e artistike.

Jehona Shyti, drejtoreshë e Departamentit të Kulturës në MKRS, ka thënë se në bazë të Rregullores konkursi duhet të hapet pas miratimit të buxhetit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)