Kulturë

“Link in Bio” me shenjat e mediave sociale në art

Përdorimi i mediave sociale ka kohë që është bërë pjesë e përditshmërisë së shumë artistëve, thotë kuratorja Anika Meier në Muzeun e Arteve të Bukura në Leipzig. Rrjetet sociale janë bërë pjesë e punës së tyre që një kohë – ashtu siç është dëshmuar në rreth 50 videoinstalacione, skulptura, fotografi dhe piktura nga 35 artistë, kryesisht të rinj në ekspozitën “Link in Bio” në Leipzig, shkruan sot Koha Ditore.

Çfarë i dallon të gjitha këto vepra është që arti vizual është në një vend ku audienca tashmë është e shumtë: fillimisht në Instagram. Përdorimi i një ueb-faqeje të mirë duket sikur ka mbetur një gjë e së kaluarës.

A është e nevojshme që të printohet arti digjital që t’u tregohet vizitorëve se çfarë bëjnë artistët e rinj, të ndikuar nga interneti? “Ne nuk e kemi bërë këtë”, thotë Meier, duke theksuar se kjo nuk do të ishte e nevojshme, sepse veprat e ekspozuara janë aq të gjalla sa do të ishin zakonisht.

Ekspozita godet me një vepër nga epoka e internetit, që deri tani ka dalë nga moda: një rresht me ulëse nga një internet-kafe në Berlin.

Historia e artit online

Imazhe të ndritshme gjatë ekraneve, rikujtojnë “spektaklin e shpejtësisë” realizuar nga Aram Bartholl. Artisti që jeton në Berlin i ktheu internet-kafetë në galeri duke përdorur kompjuterët për një ekspozitë të shkurtër. Dhoma e instilacioneve të Barthollit reflekton historinë e artit në internet, që ka ekzistuar edhe para se interneti të bëhej i qasshëm për një audiencë masive.

Sidoqoftë rritja e mediave sociale, në mënyrë drastike ka rritur numrin e shikuesve të artit digjital – kjo së fundi falë faktit se sot të gjithë kanë një telefon të mençur dhe qasje në internet.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në gazetën “Koha Ditore”)