Pesë stinët e Teatrit Kombëtar të Tiranës

Pesë stinët e Teatrit Kombëtar të Tiranës

Jeton Neziraj 14 December 2019 11:52

Kisha dashur që kjo konferencë për media të ishte ekskluzivisht për shfaqjen, megjithatë, e di që nuk e kemi atë fat – sepse të gjithë, e edhe unë, e edhe ju, e dimë kontekstin në të cilin po luhet shfaqja. Prandaj, po dal në temë, që ta kryejmë në fillim këtë “pjesën e vështirë”.

Shumë prej jush me siguri e dini qëndrimin tim të mëhershëm në lidhje me idenë e shembjes/mosshembjes së këtij teatri – të tjerë që nuk e dinë, mund ta gjejnë, sepse gjendet lehtë.

Por, po, më herët kam besuar se ky teatër duhet të shembet – dhe kam besuar sinqerisht, e për këtë besim asokohe i kam pasur argumentet e mia. Siç i kanë pasur e i kanë edhe shumë artistë të respektuar në këtë vend, mendimi e qëndrimi i të cilëve duhet respektuar.

Për ta kuptuar më drejt kauzën e këtij grupi artistësh që po e mbrojnë këtë teatër – ne i ftuam përfaqësuesit e tyre para ca ditësh në Prishtinë dhe i dëgjuam me vëmendje. Po, pati shfryrje mllefi, por pati edhe qëndrime të argumentuara e të sinqerta – të cilat duhet t’i marrë parasysh kushdo që ka planifikuar ta shembë këtë ndërtesë. E ato qëndrime i morëm edhe ne parasysh, para se të vendosnim të vinim të luanim në këtë teatër.

Disa këtu në Tiranë e kanë kërkuar me ngulm qëndrimin tim të ri, ose siç e quanin “deklaratën e re” për “ndryshim qëndrimi”. Si dikur, kur artistëve u kërkohej të bënin “autokritika” për gabimet “ideologjike” që bënin. Thua se një “deklaratë” e re është shumë e rëndësishme, madje edhe më e rëndësishme sesa ardhja me një shfaqje teatri këtu, në këtë skenë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme