“E diela me Bekim Fehmiun” në KTV vazhdon prezantimin e filmave të aktorit të njohur. Këtë të diel, Bekim Fehmiu vjen në ekran në rolin e tij në filmin “Kush gjuan, i del fati”.
Tre kundërvajtës të rinj, Kristina, Mom dhe Jush, janë viktima të arsimimit të mangët e në konflikt të vazhdueshëm me ligjin. Kristina, e dashura e Jushit e lë dhe nis lidhjen me Momën.
Inspektori me përvojë i rendit publik, duke e kuptuar se s’bëhet fjalë vetëm për një konflikt kundërvajtësish, rrezikon jetën e vet që t’i shpëtojë dy djemtë.
Programi “E diela me Bekim Fehmiun” fuqizohet nga festivali “Mirëdita, Dobar dan”.