Kulturë

“Vatra Shqiptare” më 1941: Përse Çamëria historikisht s’ka qenë tokë e Greqisë

“Vatra Shqiptare” më 1941: Përse Çamëria historikisht s’ka qenë tokë e Greqisë

Publikohet studimi i panjohur për Çamërinë të botuar në revistën “Vatra Shqiptare” që nxirrte Radio-Tirana në vitin 1941, i cili është bazuar mbi ngjarje, fakte dhe dokumente historike, ku hidhet dritë mbi masakrat e gjenocidin e pashembullt grek ndaj popullsisë shqiptare çame autoktone, që e ka zanafillën qysh nga viti 1780 kur ajo ishte e gjitha e besimit ortodoks…

Në vazhdën e botimit të një sërë shkrimesh me karakter historik, Memorie.al do të vijojë të publikojë shkrime të ndryshme që lidhen me Çamërinë e historinë e saj të dhimbshme nën okupimin e shtypjen e grekëve, e cila ka vijuar në mënyrë sistematike në këto tre-katër shekujt e fundit. Në numrin e sotëm kemi përzgjedhur për botim, një artikull të gjatë studimor të bazuar mbi ngjarje, fakte dhe dokumente historike, të cilin e kemi shkëputur nga revista “Vatra Shqiptare”, që nxirrte Radio-Tirana në vitin 1941, në kohën e pushtimit italian. Në këtë artikull studimor (ku autori nuk ka vënë emrin e tij), edhe pse i shkruar në një kohë kur Italia ishte në luftë me Greqinë, e gjithë historia e marrëdhënieve të Çamërisë me Greqinë, trajtohet me një objektivitet shkencor, duke filluar nga viti 1870, kur ajo popullsi ishte e gjitha e besimit ortodoks, e deri në vitin 1941, kohë në të cilën është botuar edhe shkrimi në fjalë, të cilin po e publikojmë me disa shkurtime (për arsye vendi), dhe duke mos i bërë asnjë ndryshim në aspektin gjuhësor.