Kulturë

“Salloni” i Zgjim Terziqit me premierë evropiane në “Torino Film Festival”

Filmi i shkurtër “Salloni” me regji të Zgjim Terziqit do të ketë premierën e tij evropiane këtë muaj më 23 nëntor në “Torino Film Festival”.

“Salloni” është pjesë e programit “All you need is short”, në edicionin e 37-të të Festivalit që nis me 22 nëntor dhe zgjat pesë ditë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Filmi i shkurtër “Salloni” e pati premierën botërore në festivalin kualifikues për “Oscar”. Ai u shfaq më 10 gusht në edicionin e 37-të të “Rhode Island International Film Festival”, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Regjisori Zgjim Terziqi ka thënë se janë të lumtur që kjo premierë evropiane ka ardhur pas interesimit të Festivalit, saktësisht selektorit të programit “All you need is short”, Enrico Vannucci.

Në film përveç aktores Kosumoviq luajnë edhe: Armond Morina, Irena Cahani, Xhejlane Terbunja, Anisa Ismajli, Njomëza Fetiu, Igballe Qena, Sheqerie Buqaj, Marigona Përvetica, Lurni Krasniqi dhe Jara Saqipi. Bashkëproducentë të filmit janë Agon Syla dhe Petrit Ukëhajdaraj, drejtor fotografie Almir Gjikolli, inxhinier i zërit Pëllumb Ballata, montazher Esat Fejza. Muzikën e ka bërë “Andrra”, skenografinë Burim Arifi dhe Blendina Xhema dhe kostumet Hana Zeqa. Filmi është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe nga Komuna e Prishtinës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)