Kulturë

Doha, qytet i mrekullive

Doha, qytet i mrekullive

Paraprakisht ishte marrëveshja për nderim të ndërsjellë mes shkrimtarit Abdylaziz Al Muhamdit, romansierit në zë të botës arabe, dhe mysafirëve nga Kosova, të prirë nga akademik Muhamed Mufaku, Ejup Ramadani (përkthyes i romanit nga arabishtja në gjuhën shqipe), autori i këtij shkrimi dhe Ambasada e Kosovës në kryeqytetin e Katarit, në Doha, me ambasadorin mr. Amir Ahmeti dhe sekretarin e Ambasadës dr. Rexhep Ismaili, të cilët i prinë organizimit dhe realizimit të tërësisë së programit me profesionalizëm diplomatik e kulturor.

Pra, ishte marrëveshja në kuadër të së cilës u prezantua romani “Kusari” i këtij autori, me ç’rast aludohej te viti 1818, kur, pos rrëfimeve tjera, del të jetë me peshë esenciale njëri nga figurat më eminente luftarake të asaj kohe në atë botë arabe, siç ishte Ibrahim Pasha (i biri i themeluesit të Egjiptit të ri, Mehmet Ali Pashës).