Kulturë

“Terminator: Dark Fate” në përsëritje

Pra, fillimi i Terminatorit është edhe fundi i tij dhe franshiza aksion e udhëtimit të tij nëpër kohë është përfundimi që e rikthen atë në një tjetër fillim: duke i ringjallur në parim elementet e famshme të T1-shit dhe T2-shit veç me disa aktorë të rinj, kthesa të reja, qëndrime më të kohës karshi politikave seksuale, shprehje të famshme, por pak të ndryshuara (“Eja me mua ose i vdekur do jesh për 30 sekonda”) dhe me Arnien që e reflekton mençurinë e kohës së shkuar, në stilin e gjyshit superhero, Walton.

Franshiza “The Terminator” është rikthyer akoma më robotike me filmin e gjashtë të radhës – kurrsesi nuk do të ndalet – jo vetëm duke e përsëritur veten, por disi duke i përsëritur përsëritjet, transmeton Koha Ditore.

“Terminator: Dark Fate” është bashkëprodhim i krijuesit të origjinalit, James Cameron, i cili kësaj radhe është edhe bashkëskenarist i rrëfimit.

Është prej atyre filmave aksion të periudhës së vonshme që përmbajnë tipare të Rockyt dhe Rambos së Stallones dinak: një lloj rivazhdimi i pauzimit që u jep serive njëfarë lustrimi të ri ngjyrimesh, me pjesëtarë të rinj të kastës dhe me një dorë të re të kohës, teksa njëkohësisht e përçon përfundimin solemn, sikur të ishte duke e pranuar me zemërgjerësi vetë statusin e vet klasik – ani pse padyshim i mban të hapura dyert për filma të tjerë.

Kaq shumë gjëra kanë ndodhur që kur klasiku aksion-fantashkencë i Cameronit nga 1984-a e krijoi ikonën dhe yllin Arnold Schwarzenegger. Vazhdimi i 1991-s “Terminator 2: Judgment Day” – ndonëse sipas mendimit tim i mungonte qartësia e prerë dhe forca e origjinalit – ishte xhiruar në mënyrë dinamike dhe qe goditje e madhe.

Pastaj patëm një kalim të lodhshëm në temat e mundimshme të rikthimit kah e ardhmja: “Terminator 3: Rise of the Machines” (2003), “Terminator Salvation” (2009) – pa Arnien – dhe zhvillimet irrituese në “Terminator Genisys” (2015)....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)