Bllokimi i buxhetit prish planet në lokalitetin e Dresnikut

Bllokimi i buxhetit prish planet në lokalitetin e Dresnikut

Shaban Maxharraj Shaban Maxharraj 22 October 2019 12:01

Prishtinë, 22 tetor – Arkeologu Elvis Shala, qysh prej vitit 2016, udhëheq punimet në lokalitetin arkeologjik të Dresnikut. Sfidat profesionale e organizative janë të shpeshta për të. Por në dy vjetët e fundit është duke u përballur me situata të pazakonta. Sidomos sivjet. Instituti Arkeologjik i Kosovës çdo vit angazhon punonjës teknikë të fshatrave afër lokalitetit arkeologjik në afërsi të Klinës. Por sidomos sivjet kanë probleme me pagesat e tyre. Prej korrikut e deri tash nuk u është paguar asnjë cent.

“Njërin nga punëtorët e lajmëruan se ia këputën rrymën. E llogarit se në çfarë pozite isha unë si udhëheqës i projektit”, ka thënë Shala. Shkaku i mospagesave, puna në këtë lokalitet, prej më të rëndësishmëve në vend, është ndalur. Fillimisht punimet atje kishin nisur me vonesë. Tek në korrik IAK-ja kishte marrë guximin që t’ia mësynte këtij lokaliteti pasi ishte siguruar nga Ministria e Kulturës se pagesat do të bëheshin. Por meqenëse nuk ishte bërë asnjë deri në tetor, në ditën e 12-të të këtij muaji janë ndalur punimet. Stafi teknik e ai profesional përfshinte 25 veta. Por ky nuk është problemi i vetëm. Mungesa e mjeteve ka reflektuar edhe në disa pjesë të projektit.

“Sivjet jemi marrë vetëm me gërmime meqenëse ishte e pamundur të blejmë material për konservim”, ka thënë Shala.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme