Posterët e disenjatorëve nga Kosova për festën tradicionale në Meksikë

Posterët e disenjatorëve nga Kosova për festën tradicionale në Meksikë

Alberina Haxhijaj Alberina Haxhijaj 16 October 2019 12:18

Prishtinë, 16 tetor – Veprat e më shumë se 40 artistëve nga vende të ndryshme të botës do të bëhen tok në Xalapa të Meksikës, për ta shënuar me posterë “Ditën e të vdekurve”. E në mesin tyre janë edhe ato të disenjatorëve nga Kosova, Rrezeart Galica dhe studentit të tij Besnik Rexhaj.

Dita e fundit e tetorit dhe dy ditët e para të muajit nëntor kanë një rëndësi të veçantë për kulturën meksikane pasi që festohet “Dita e të vdekurve”. Për nder të kësaj feste, edhe para këtyre datave, vendasit organizojnë ngjarje të ndryshme kulturore. Diçka të tillë e bën edhe asociacioni “Autopsia Colectiva”, i themeluar në vitin 2015 nga artisti me një përvojë të theksuar në dizajn grafik, Mauricio Muratalla. Ka pesë vjet që ata organizojnë ekspozitën ndërkombëtare të posterit “Day of Dead” apo në shqip “Dita e të Vdekurve”.

Çdo vit përmes këtij organizimi artistë nga vende të ndryshme mblidhen për të shprehur konceptin dhe botëkuptimin e tyre mbi vdekjen përmes posterëve. Këtë vit kjo ekspozitë vjen nën titullin “Calacarteles”.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme