Kulturë

Grupi muzikor që lindi në deponi mbeturinash

Grupi muzikor që lindi në deponi mbeturinash

Ishte simboli më i fuqishëm i varfërisë në të cilën jetonin shumë kamboxhianë në vitet 2000: Një deponi e madhe mbeturinash në periferi të kryeqytetit. Për shumicën, deponia “Stung Meanchey” në afërsi të kryeqytetit ishte shtëpi. Afërsisht 2.000 burra, gra dhe fëmijë kontrollonin nëpër malin e mbeturinave, në kërkim të gjërave të riciklueshme, të cilat do të mund t’i shisnin.

“Stung Meanchey” ishte në të njëjtën kohë vend i rrezikshëm. Disa shtypeshin për vdekje nga kamionët, në rrëmujën që krijohej nga turma kur lëshoheshin mbeturina të reja. Njerëzit sëmureshin, të ekspozuar ndaj helmeve.