Shkrimtari serb, Nobelin për Handken e quan “brengosës” Foto: AP

Shkrimtari serb, Nobelin për Handken e quan “brengosës”

12 October 2019 20:54

Shkrimtari nga Serbia, Filip David, e ka quajtur brengosës ndarjen e çmimit “Nobel” për shkrimtarin austriak, Peter Handke.

Në një prononcim për “Kohën Ditore”, ai ka theksuar se Komiteti suedez ka përcjellë “një mesazh të caktuar politik”.

“Kjo është ajo që është fort brengosëse, shumë e dëmshme dhe dëshmon se disa vlera morale, etike janë çoroditur e janë kthyer kokëposhtë”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Duke iu referuar aktiviteteve publike të Handkes në mbështetje të Sllobodan Millosheviqit, shkrimtari 79-vjeçar serb ka thënë se vlerat e një shkrimtari nuk mund të veçohen nga aktivitetet e tij politike.

“Në kohën tonë është e zorshme të ndahen këto dy lloje të ndikimit dhe të veprimtarisë”, ka thënë David.

Ai ka shtuar se në historinë e çmimit “Nobel” ka pasur shkrimtarë që hapur e kanë përkrahur fashizmin dhe idetë ekstreme djathtiste.

“Është çështje më vete aktiviteti politik i Handkes dhe përkrahja e regjimit kriminal të Millosheviqit. Këtë as që arrij ta kuptoj sikurse as faljen për dëmet që ai ka shkaktuar e që vazhdon t’ia shkaktojë edhe sot”, ka thënë David.

“Nuk u takoj atyre që mrekullohen me veprat e tij. Janë dhjetëra shkrimtarë që e kanë merituar atë çmim më shumë sesa Handke”, ka përfunduar ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme