Kulturë

Apologjeti

“Zemërata…është më e dëlira prej emocioneve. Asgjë nuk është kaq qetësuese sa ndjenja e sipranisë mbi mëkatarët që kanë kryer paudhësi që ne jemi të sigurt se jemi të pafajshëm dhe kjo na lejon që t’i varim buzët me përçmim: një tjetër vigan me këmbë argjile!” Kështu shkruante historiani i shquar nga Yale Peter Gay pas konfesionit të Günter Grassit se ai ishte shërbyer si djalë 17-vjeç në Waffen SS, njësia luftarake e mirëstërvitur naziste që mori pjesë në Holokaust.

Komentet e Gayit, që u shfaqën në kolumnen editoriale të “New York Times” më 20 gusht 2006, ishin bërë bashkë si pjesë e një argumenti të nënvlerësuar për t’iu treguar kritikëve të shumtë të Grassit që, në thelb, t’i hiqeshin nga qafa. Mbani parasysh, shkruante Gay, se Grassi ishte vetëm 6 vjeç kur Hitleri erdhi në pushtet më 1933. Edhe mbajeni parasysh se, vazhdonte Gay, se nga kjo pikë deri në rënien e Hitlerit 12 vite më vonë, Grassi ishte nën mëshirën e aparatit të gjithëfuqishëm propagandistik të nazistëve. Të jemi të sigurt, do të kishte qenë më mirë sikur Grass të kishte “dalë nga dollapi nazist” më shpejt. Por, mendonte Gay, Grass pas çdo gjase ishte “tejet i turpëruar” për të vepruar kështu dhe, përveç kësaj, për çfarë do të vlente për aq sa “novelat e fuqishme” të Grassit mbajnë “vlerën e tyre” – merret me mend si art – pavarësisht veprimeve të tij në të kaluarën.

Novelisti John Irving arriti në një përfundim të ngjashëm në një opinion editorial në “Guardian” të Manchesterit thuajse në të njëjtën kohë. Duke vënë në përdorim atë lloj gjuhe gërricëse e të drejtpërdrejtë të cilën vetë Grassit ia kishte ënda ta përdorte, Irving hakërrehet në pikën: “Si ndihem në lidhje…me “stuhinë e jashtëqitjeve” të dërdëllitjeve nacionaliste në mediat gjermane, në kohën e përdëllimit të Grassit? Nga ajo që kam lexuar…ka pasur një mohim moralizues të jetës dhe veprës së Grassit nga pikëpamja frikamane e prapavështrimit në kohë”. Grassi, mëtonte Irving, “mbetet hero” dhe “një shkrimtar i guximshëm” pavarësisht “shkëlqimit të padurueshem”.

Por është një tjetër arsye për të qenë i zemëruar me Grassin, një që nuk ka të bëjë asfare me këmbët e argjilta apo “pikëpamjen frikamane të prapavështrimit në kohë”. Kjo ka të bëjë me skandalin e Grassit që e errësoi një tjetër skandal letrar me rëndësi edhe më të madhe: pleksja e shkrimtarit austriak Peter Handke. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)