Kulturë

Filmin “Edhe muret kanë veshë” sonte premirë në Tiranë

“Edhe muret kanë veshë” është filmi dokumentar, i cili do të vijë sot premierë në Kinema Millenium të Tiranës, në orën 19:00. Ky dokumentar i ideuar nga Alketa Xhafa - Mripa me bashkëpunëtore Kristale Ivezaj - Rama dhe me regji të Ervin Kotori është realizuar mbi dëshmitë e të mbijetuarve të krimeve të së shkuarës komuniste në Shqipëri.

Kujtojmë se ky film dokumentar vjen pas instalacionit me po të njëjtën emër “Edhe muret kanë veshë”, i cili u shfaq në disa qytete të Shqipërisë në maj të 2018-ës nën kujdesin e Autoritetit për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit, duke vënë në pah vuajtjet e të mbijetuarve në kampet dhe burgjet e e diktaturës komuniste dhe jetën e shqiptarëve në këtë regjim.