Kulturë

Panairi Vjeshtor i Librit me ofertën e 50 botuesve

Panairi Vjeshtor i Librit me ofertën e 50 botuesve

Prishtinë, 9 tetor – Vitin e kaluar kryeqytetit i ishte shtuar edhe një panair. Kolegji AAB me Panairin Vjeshtor të Librit mëtoi që këtë ngjarje ta bëjë një nga panairet më të frekuentuara të librit me vizitorë të rinj. Diçka të tillë po synon edhe sivjet, por me pjesëmarrje të shtëpive botuese edhe përtej kufijve të Ballkanit.

Panairi do të hapet sot (e mërkurë) dhe do të zgjasë deri më 12 tetor. Edhe sivjet janë rreth 50 botues që do të shpalosin ofertën e tyre. Në mesin e tyre edhe Botimet KOHA.