Kulturë

Filmi “Delegacioni” i Alimanit nominohet për OSCAR

Filmi “Delegacioni” i Alimanit nominohet për OSCAR

Për kineastin shqiptar Bujar Alimanin nuk është hera e parë që filmat e tij nominohen për të përfaqësuar Shqipërinë në akademinë e çmimeve OSCAR. Nga “Amnistia” tek “Kromi” e për këtë vit tek filmi “Delegacioni” me skenar të të ndjerit Artan Minarolli, kineasti Bujar Alimani rrëfen emocionet e nominimit për “ReportTV”.

Ndonëse jeta edhe karriera e tij profesionale është e ndarë mes Shqipërisë edhe Amerikës, regjisori ndalet edhe tek disa nga problematikat më të mprehta të kinematografisë sonë, ndalet tek përpjekjet e artistëve shqiptarë përballë komerciales