Kulturë

“Prishtina Internacional Vocal Festival” me muzikë korale synon pasurimin e skenës muzikore

“Prishtina Internacional Vocal Festival” me muzikë korale synon pasurimin e skenës muzikore

Tri net muzikë korale do t’ia dhurojë kryeqytetit festivali “Prishtina Internacional Vocal Festival” në edicionin e tij të dytë, që nis sot (e hënë).

Festivali i themeluar vitin e kaluar, me qëllim që në vend t’i kushtohet më shumë vëmendje muzikës korale, do të mbahet nga 7 tetori deri më 10 tetor. Hajrullahu Syla, udhëheqësi i Festivalit, ka thënë se ideja për krijimin e një festivali të tillë dedikuar muzikës korale rrjedh nga fakti se në Kosovë nuk organizohen festivale të tilla, shkruan sot “Koha Ditore”.