Kulturë

“Shpia e Agës”, drama dinamike për shoqërinë kosovare

“Shpia e Agës”, drama dinamike për shoqërinë kosovare

Qysh nga fillimi, ka diçka topitëse në filmin debutues të metrazhit të gjatë të Lendita Zeqirajt, “Shpia e Agës”.

Menjëherë zhytemi në mesin e një grupi grash që nën rrezet përcëlluese të diellit shkëmbejnë anekdota të kripura, në një shpat të largët kodre në Kosovë, ndërsa përgatisin ushqim. Qeshen, hahen mes vete dhe thumbohen duke iu referuar moshës, joshjes, përvojës seksuale dhe, në fakt, mungesës së saj, shkruan sot Koha Ditore.