Artisti që artin e kërkon te publiku

Artisti që artin e kërkon te publiku

Salih Mehmeti Salih Mehmeti 22 September 2019 10:12

Nuk është gjithnjë publiku ai që ngarend pas artistëve dhe asaj që e shërbejnë ata. Kompania performuese “UZ Arts” përmbys këtë rutinë të kthyer në normë. Së këndejmi, artistët vihen pas publikut dhe ky ndërveprim në dukje spontan prodhon ngjizje arti. Ashtu siç do ta përkufizonin semiologët, kodi i komunikimit zbërthehet vetëm dhe vetëm atëherë kur ekzistojnë marrësi dhe dhënësi.

Drejtori artistik i “UZ Arts”, Neil Butler tash e shumë vite udhëton në botë me artin. Dhe në prapakthim arti “pasagjer” merr me vete copëza bote njësoj si kostumi shumëngjyrësh i Harlequinit në “commedia dell'arte” të shekullit të gjashtëmbëdhjetë, shkruan Koha Ditore.

“Në të vërtetë, ‘UZ Arts’ nuk krijon projekte të veta. Ne merremi kryesisht me mbështetjen e artistëve përmes rezidencave, krijimin dhe bashkëprodhimin e projekteve”, thotë ai teksa nis rrëfimin për “Kohën Ditore”.

Përtej kufijve dhe jashtë qasjeve konvencionale

E themeluar në vitin 2011, kompania në fjalë kryen rolin e një “bamirësi” për të mbështetur krijimin dhe përhapjen e artit. Pas vete ka një trashëgimi të pasur me “UZ Events”, e cila nga viti 1994 krijonte festivale dhe ngjarje në Skoci.

Kështu, “UZ Arts” u del në krah artistëve që dëshirojnë të punojnë përtej kufijve dhe jashtë qasjeve konvencionale.

Kjo kompani beson në potencialin e individëve dhe komuniteteve për të frymëzuar artistë dhe krijuar art. Këmbëngul plot konfidencë se bashkëpunimi me publikun është pjesë e pandashme e veprës së çdoditshme.

I lindur në Guildford, një qytet në Anglinë Jugore, Butler prej vitesh jeton në Brighton kurse krijon në Glasgow, një veprimtari që zgjatet nga njëri skaj i ishullit në tjetrin. Paçka se është shkolluar për t'u bërë mësues i dramës, ai qysh nga vitet e Kolegjit i ka hyrë punës me organizim festivalesh....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme