Kulturë

Nesër në Stubëll të Epërme mbahet manifestimi tradicional “Takimet e Dom Mikelit”

Nesër në Stubëll të Epërme mbahet manifestimi tradicional “Takimet e Dom Mikelit”

Në Stubëll të Epërme, komuna e Vitisë, nesër nga ora 9 e 35 nis manifestimi tashmë tradicional kulturor e shkencor "Takimet e Dom Mikelit".

Me këtë rast do të bëhet përurimi i bustit të Bogdanit, Fishtës dhe të Dr. Gjergj Gjergjit. Ndërsa përveç Orës së Madhe Letrare, do të ndahet edhe çmimi "Agim Ramadani" për tri poezitë më të mira si dhe çmime të tjera, saktëson thirrja për pjesëmarrje në këtë manifestim, i cili mbahet që nga vitit 1990.