Kulturë

Partitë politike riciklojnë problemet e premtimet për kulturën

Descriptive Text

Prishtinë, 20 shtator – Dikur pjesë aktive e komunitetit artistik, ata tash i janë përveshur garës politike në subjekte e koalicione të ndryshme. Në debatin parazgjedhor, të mbajtur të enjten në kino “Armata”, Besa Luzha, Yll Rugova, Eliza Hoxha dhe Vesel Makolli kanë shpalosur pozicionet politike të subjekteve përkatëse, përderisa kanë shfaqur vizionin e tyre për politikat kulturore në vend.

Mungesa e kodeve të veçanta buxhetore, anashkalimi i skenës së pavarur dhe subvencionimi i pamjaftueshëm i aktiviteteve kulturore rezultojnë të jenë problemet kryesore të identifikuara nga partitë politike në fushën e kulturës. E në fakt, janë po këto probleme që “riciklohen” tash gati dy dekada bashkë me premtimet për zgjidhjen e tyre, shkruan sot Koha Ditore.

Edhe mënyra e zgjedhjes së drejtorëve të institucioneve të rëndësishme kulturore përmes konkurseve është apostrofuar si problem më vete që ndikon në performancën e tyre.

(Gjerësisht, sot në "Kohën Ditore")