“Javët hungareze të kulturës” për tre muaj me muzikë, ekspozitë e filma

“Javët hungareze të kulturës” për tre muaj me muzikë, ekspozitë e filma

Shaban Maxharraj Shaban Maxharraj 18 September 2019 14:00

Prishtinë, 18 shtator – Për herë të parë pas përfundimit të luftës në Kosovë, një orkestër e një filarmonie kombëtare të një vendi tjetër do të interpretojë në Prishtinë.

Në mbrëmjen e së premtes, Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë dhe të Sportit në kryeqytet do të jetë hapësirë e Filarmonisë së Pannon nga Hungaria. Ky institucion i themeluar më 1811 nga kompozitori vjenez György Lickl është një prej formacioneve muzikore më me peshë në Hungari. Filarmonia funksionon në Pécs, që njihet si një qendër e shkencës dhe e arteve, përfshirë edhe muzikën, shkruan sot Koha Ditore.

Ky koncert do të jetë ngjarja më e rëndësishme, por edhe introja e “Javëve të kulturës hungareze” në Kosovë. Ngjarjet do të shtrihen në qytetet më të mëdha të vendit për tre muaj rresht. Ky është edhe organizimi më i madh që një shtet bën për prezantimin e kulturës së vet në Kosovë. Në një konferencë joformale për media, që është mbajtur të martën në Ambasadën e Hungarisë në Prishtinë, ambasadori László Márkusz ka thënë se në këto javë do të sjellin grupe të muzikës jazz e rock, do të ketë ekspozitë me fotografi, konferencë për integrimet evropiane, filma hungarezë.

Pas fjalës hyrëse të ambasadorit, konsulli i parë i Ambasadës Hungareze në Prishtinë, Zoltán Sólyom, ka shpalosur programin. Ai ka thënë se gjatë muajit tetor do të ketë tetë koncerte të muzikës jazz në Kosovë. Do të jetë Muaji hungarez i jazzit.

“Pos Prishtinës, koncerte do të ketë edhe në Gjakovë e Graçanicë”, ka thënë Sólyom .

(Më shumë, sot në "Kohën Ditore")

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme