Kulturë

Kritiket ndërkombëtare të filmit, Rozafa Çelajn e krahasojnë me Juliette Binoche

Kritiket ndërkombëtare të filmit, Rozafa Çelajn e krahasojnë me Juliette Binoche

Rozafa Çelaj ka një rol shumë të rëndësishëm në filmin “Shpia e Agës” me skenar dhe regji të Lendita Zeqiraj, dhe figura e saj në këtë film nuk ka mbetur pa rënë në sy edhe nga kritikët ndërkombëtar të filmit.

Prof. Dr. Maja Bogojević, teoriciente dhe kritike e filmit, si dhe dekane e Fakultetit të arteve vizuale të Univerzitetit Mediteran dhe themeluese e revistës së parë të filmit në Mal të zi dhe Camera Lucida, anëtare aktive e kritikës ndërkombëtare – FIPRESCI dhe FEDEORA, së fundi kanë shkruar një kritikë mbi filmin “Shpia e Agës”, dhe në këtë kritikë, përpos vlerësimit super të lartë për punën e regjisores, por edhe të aktorëve, ato kanë vënë në pah një krahasim të aktores kosovare me atë të yllit botëror, shkruan KultPlus.