Kulturë

Rreth shkrimeve pellazge, replikë e detyruar me Ardian Vehbiun

“Shqiptarët janë të vetmit që kanë ruajtur gjuhën e tyre të vjetër pellazgjike dhe me të drejtë mund të quhen edhe si pellazget e rinj”

Johann Georg Von Hanh

‘Gjendet shkrim më lashtë i gjuhës shqipe se “Formula e pagëzimit’- ishte titulli i një artikulli kulturor dhe informativ i cili u botua në Gazetën « Shekulli » më datë 09.05.2019 rreth një shkrimi të gdhendur në gurë në gjuhën « Maobite ». Duke studiuar një libër të një historini grek Spyridôn Lampros (1851-1919) rreth « Alfabetit të Elbasanit », më bëri përshtypje fakti që ky alfabet ishte i njëjtë me atë Maobit, i cili është më i vjetër se vetë alfabeti Ebraik… Ky fakt më bëri ti drejtohesha veprës së njohur nga të gjitha albanologët e botës « Memerje mbi gjuhën shqipe » botuar më 1831 nga Profesorit i universitetit të Palermos, Guissepe Crispi, (Xhaxhai i të parit Kryeministrit të Italisë Moderne Françesko Krispi). Gjithashtu, bazuar mbi teknikat e deshifrimit të përdoruara nga gjuhëtarja e famshme amerikane Alice Kober ( që deshifroi tabletat e Shkrimeve Lienare A dhe B, dhe që u linçuar nga Ventris (arkitekt me profesion), pasi amerikania deklaroi se kishim të bënim me një shqipe primitive), zbërtheva kuptimshmërinë e Emrit « maobite » dhe « mecha», kjo e fundit fjalë që nuk përdoret në asnjë gjuhë të botës, por vetëm ne gjuhën shqipe, dhe që ka kuptimshmërinë « Mesha- ceremonia kishtare)… Pas botimit të këtij shkrimi pata shumë përgëzime, nga gjuhëtarë dhe albanologë, por më bëri shumë përshtypje një shkrim aspak miqësor, cinik dhe denigrues i njëfarë Ardian Vehbiu…një person që nuk e kam njohur personalisht… Ja citati i cili më bëri shumë përshtypje , i publikuar ne 360 grade.al ku thuhej se:

“Shekulli” njoftonte dje se “gjendet shkrim më lashtë i gjuhës shqipe se Formula e pagëzimit”. Autori i këtij zbulimi, me përmasa epokale, është gazetari Albert V. Nikolla, i cili e ka prezantuar zbulimin vetë. (Vini re, mundohet të tallet me shkrimin). Sipas tij, dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe nuk është Formula e pagëzimit, por shkrimet Hettite. “Do të mjaftonte një vështrim i shkurtër në fjalorin shpjegues Hetitisht-Anglisht dhe në transkriptimet e bëra shkrimeve të kësaj gjuhë, që është më e vjetër se gjuha sanskrite, për ta kuptuar këtë të vërtetë,” u thotë ai lexuesve të “Shekullit.”

Por nuk është ky zbulimi. Nikolla ka vënë në shënjestër një mbishkrim përndryshe të mirënjohur në gjuhën Maobite, “i cili çuditërisht është i shkruar nga shkronja pellazge”. Ja një shembull si procedon autori: Në Shkrimin Maobite, flitet për mbretin Balak, që përshkruhet në Testamentin e Vjetër të Biblës. Emri i gjuhës Maobite, është bashkimi i fjalëve të një fjalie Gege: Ma-o-bi-te, (ma=mba, o bi= është mbi, dhe te=të) në kuptim semantik : është mbi të( mbi gurë e shkruar=lavdia). Asnjëherë nuk thuhet se për deshifrimin e shkrimeve të lashta, të gjitha studiuesit kanë njohje dhe përdorin gjuhën gege….. etj…

Vehbiu nuk ka asgjë kundër-argument dhe bën një « kopje të keqe » si ato të ngelsave të kohës së Komunizmit duke marrë citate te tëra nga artikulli i Shekullit, pa lejen e Gazetës, gjë që është joprofesionale dhe dënueshme nga ana intelektuale…

Për dijeni të lexuesve shqiptarë, vepra e Anonimit të Elbasanit është një ungjill prej 60 faqesh i shkruar në një alfabet që studiuesit e klasifikojnë si « misterioz” përsa i përket origjinës se shkronjave. Vepra fillimisht u gjet në manastirin e Shën Gjon Vladimirit në Elbasan dhe aktualisht ndodhet në ruajtje në Arkivin Qendror të Shtetit në Tiranë. Vepra përmban përmbledhje të katër ungjijve në gjuhën shqipe. Kjo vepër është shkruar në të njëjtin alfabet që është shkruar edhe Pllaka e Meches. Unë thjesht informova studiuesit shqiptar mbi këtë fakt… kaq. Nuk u mora me shkencë të madhe…

Në përpjekje për të justifikuar sulmin cinik ai vazhdon më tej : « Nikolla e ka fjalën për atë që njihet si “Stela e Meshës” (e ngritur nga Mbreti Mesha i Moabit), të shkruar në gjuhën moabite, me alfabetin fenikas. Gjuha moabite, ose moabitishtja, mbahet si dialekt i hebraishtes; njëlloj si motra e saj, paleo-hebraishtja, ajo shkruhej me një variant të alfabetit fenikas ». Janë informacine të cilat unë i kam marrë në shkollë të mesme…

« Nikolla, që sipas biografisë së botuar në fund të shkrimit të tij në “Shekulli” ka mbaruar për gjuhë-letërsi në Tiranë dhe pastaj ka bërë një specializim pranë “Institutit danez të mediave”, për t’u certifikuar si gazetar profesionist, nuk duket të jetë specializuar gjëkundi as për epigrafi, as për historinë e gjuhëve semite (dhe as për indo-europianistikë), siç edhe duket nga ato që shkruan (përfshi edhe përdorimin e termit gjuha gege)…. Vehbiu është aq “kompetent” në impotencën e tij mendore, sa nuk e di se Alfabeti Fenikas, është i njëjtë me alfabetin e mëvonshëm Grek,(Dhe grekët i kanë shtuar thjesht Zanoret, dhe se Shkrimi i Pllakës së Meshas nuk ka asnjë lidhje me alfabetin feniks, pasi ka dy herë më shumë shkronja në sistemin e tij. Ai cilësohet si Pellazg nga albanologët, por deri me sot nuk është klasifikuar për arsye që nuk i dimë…

Pastaj nëse një person i diplomuar për Gjuhë dhe Letërsi, nuk duhet të merret me Gjuhësi, atëherë sipas Ardin Vehbiut dhe të gjithë Vehbive të tjerë, me gjuhësi duhet të merren Zoteknikët…Për dijeni të zotit Vehbiu, unë kam studiuar dhe jam diplomuar në një Akadami Belge (3+2) dhe , kam marrë leksione 120 perioda dy-orëshe në « Land-Art », që kanë të bëjnë me leximin e artit të njeriut primitiv dhe atij antik, ku përfshihet dhe deshifrimi i shkrimeve të lashta, prej njërit nga specialistë më të mirë të Botës Frankofone, dhe mësime strukturale nga vetë nxënësja e Claude Levi-Strouss, Anne Englebert… kështuqë jam kompetent në këtë fushë. Duke qenë i çertifikuar nga Akademia e Shkencave, Letërsisë dhe Arteve të Evropës, ( pasi më ka bërë anëtar të asociuar) e kam për ulje që të më gjykojë nga ana Profesionale, një njeri i nivelit të Ardian Vehbiut.

Sharjet e tij me stil prej Urithi, janë të panumërta në shkrimin e tij, sidomos pjesën e dytë, por unë nuk do ta ul veten në nivelin e tij, duke u grindur me të si plakat e fshatit. Por nuk mund të pranoj Kurrsesi që një njeri të kërkojë të censurojë mediat e Lira… ai thotë në fund të shkrimit se : « … mediat – përfshi këtu edhe “Shekullin” – kanë përgjegjësi ndaj publikut dhe dijes, që u hapin dhe u japin vend këtyre amatorizmave; po aq përgjegjësi sa edhe institucionet e dijes përkatëse – nga Universitetet Shtetërore dhe Universitetet Private ku studiohet historia dhe dija albanologjike, te Akademia e Shkencave dhe Qendra e Studimeve Albanologjike, që ngurrojnë të mbajnë qëndrim në publik, duke preferuar të qëndrojnë dorëjashtas ».

Sipas Vehibiut, Akademia e Shkencave, Universitet Shqiptare dhe Qendra e Studimeve Albanologjike madje dhe Gazeta Shekkuli, duhet të vihen në urdhrat e Vehbiut& Compani, dhe të ndalojnë me censurë botimin e shkrimeve që kërkojnë avancimet tezave Gjuhësore, t’ua mbyllë derën Studiuesve, dhe të botojë vetëm shkrimet e atyre që thonë « se shqiptarët nuk kanë histori, dhe se gjuha e tyre është një përzierje Romano-Bizantino-Sllavo-Turke. Kështu zoti Vehbiu, kënaqet se në familjen e tij është folur gjuhën e “Romana Vulgata”. Nëse shkrimet mbi gjuhën shqipe, nuk do ti kryenin ne shqiptarët që e njohim thellë gjuhën tonë, mos do të na vijnë Italianët dhe Grekët që nuk flasin asnjë fjalë në shqip, të na e bëjnë këtë punë… çfarë logjike kjo e Vehbiut…Pastaj, sipas këtij intelektuali të stilit Stalinist, ne duhet të mbredhim akademive, universiteve dhe instituteve si në kohë të “Xhaxhi Enverit” për të marrë leje se çfarë duhet të botojmë në Gazeta Kombëtare. Kam patur fatin të studion studimet gjuhësore të Ferdinad Desausure, R. Kohen, Roman Jakobson, Roland Barthes, Naom Chomsky, Alice Kober, dhe një plejade të tërë gjuhëtarësh, kështu që nuk dua të humb kohë me « intelektual pa bereqet ».

Si përfundim dua të them publikut shqiptar: Pllaka e Meshes, është atje në Izrael, shkrimi Anonim i Elbasanit është në Përmbledhje e katër Biblave në Arkivin e shtetit… Beni krahasimet, dhe që të shohim sa e vjetër është gjuha jonë… Thjesht… kaq… Shpresoj që zoti Vehbiu të gjejë kurajon të më kërkojë falje… dhe unë i premtoj se do ta harroj ekzistencën e tij…siç bëri Faik Konica me Muço Qullin…/ Albert V. Nikolla – Bruksel, Shekulli.