Kulturë

MKRS bën kallëzim penal ndaj dëmtuesve të Kalasë së Artanës (Novobërdës)

MKRS bën kallëzim penal ndaj dëmtuesve të Kalasë së Artanës (Novobërdës)

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nëpërmjet Prokurorisë Themelore të Gjilanit ka paraqitur kallëzim penal kundër Sërgjan Gjorgjeviit, me banim në Artanë (Novobërdë) dhe kundër kompanisë “KOTO” nga Serbia, konkretisht nga Beogradi, e kontraktuar për realizimin e punimeve në projektin e Revitalizimit të Kalasë së Artanës.

Kallëzimi penal ndaj të sipërpërmendurve është bërë, sepse ekziston dyshimi i bazuar mirë se ata kanë kryer veprën penale që u vihet në barrë, ku Sërgjan Gjorgjeviq duke vepruar në emër të kompanisë “KOTO” në cilësinë e mbikëqyrësit të Projektit për Revitalizimin e Kalasë së Artanës (Novobërdës) ka kryer veprën penale “Dëmtimi, shkatërrimi dhe nxjerrja e paautorizuar e monumenteve ose objekteve të mbrojtura jashtë Republikës së Kosovës”, kurse kompania “KOTO” mban përgjegjësi për veprën penale në cilësinë e personit juridik.