Kulturë

Britania në “luftë” me Greqinë për skulpturat antike

Britania në “luftë” me Greqinë për skulpturat antike
 

Vazhdon beteja greko-britanike mbi pronësinë e skulpturave të shekullit 19-të. Greqia vazhdon me insistim të kërkojë nga Britania e Madhe kthimin e skulpturave 2.500 vjet të vjetra, të cilat u morën nga Parthenoni në fillim të shekullit 19 nga lordi Elgina, asokohe ambasador i Britanisë së Madhe në Perandorinë Osmane në përbërje të së cilës ishte edhe Greqia.

Por zëdhënësi i Muzeut Britanik në përgjigje të një kërkese të bërë nga kryeministri grek në një intervistë për "Observer" për huazimin e skulpturave të vjedhura 200 vjet më parë thotë se "parakushti për çdo debat mbi huazimin e skulpturave të Parthenonit është të pranojnë se Britania dhe jo Greqia janë pronarët e tyre të ligjshëm", duke shtuar se çdo vendim do të merret nga Muzeu Britanik dhe jo qeveria britanike.