Kulturë

Përdorimi i muzikës për luftimin e kulturës së bandave

Sikurse dyshja e repit, Krept dhe Konan, Jinx Prowse, i cili drejton projektin rinor “Music Fuion” në Hampshire, mendon se fushata policore ndaj muzikës “drill” nuk është përgjigje ndaj krimeve të kryera me thika nga rinia problematike në Britaninë e Madhe.

“Bandat dhe kultura ekzistojnë para së gjithash. Pastaj, kjo e informon muzikën. Ndalimi i muzikës së rrugës do të ishte reagim naiv dhe jokompetent për adresimin e çështjeve të vërteta që fshihen prapa kulturës së bandave”.

“Ne i japim rinisë një vend të përkatësisë, respektit dhe një platformë për shprehur veten dhe një vend të sigurt për të bërë qejf. Muzika e tyre mund të jetë hapi i parë për largimin e rinisë nga bota e krimit”, thekson ai.

Ideja e përdorimit të muzikës për të ndihmuar rininë për të përmirësuar jetën është thelbësore për punën e “Music Fusion”, që shërben në zonat e deprivimit ekstrem social në Portsmouth, Havant, Southampton, Gosport dhe Fareham. Ndodhur në muzeun e vogël lokal të Havantit, studiot e saj nuk përkojnë me frymën e turizmit që zhvillohet në brigjet detare të zonës... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)