Kulturë

Rikthimi i Keanu Reeves për “Matrix 4”

Keanu Reeves pritet që të kthehet në botën e “The Matrix”, teksa pjesa e katërt e këtij filmi tashmë është konfirmuar zyrtarisht. Lana Wachowski, që e krijoi franshizën e “The Matrix”, bashkë me motrën e saj, Lillyn, po ashtu do të kthehet si regjisore e pjesës së katërt, krahas me aktoren e kastës origjinale, Carrie-Ann Moss.

Kompania amerikane e filmit “Warner Bros” është munduar gjatë viteve të kaluara për ta gjetur një mënyrë për t’u kthyer në universin e “Matrixit”, zvarritja e çështjeve procedurale e kishte bërë të veten. Gjatë muajve të kaluar, studios i është krijuar mundësia për ta përshpejtuar këtë projekt, teksa Reeves ka lënë pas vetes një verë të suksesshme dhe teksa skenari i Wachowskit ka kurorëzuar gjithçka.

Detajet e rrëfimit janë aktualisht të panjohura. Në të njëjtën kohë nuk dihet se çfarë do të bëhet me rolin e Morpheusit, që ishte luajtur nga Laurence Fishburne në filmin e parë. Disa burime thonë se për këtë rol mund të caktohet ndonjë aktor më i ri.

“Shumë prej ideve që i kemi hulumtuar unë dhe Lilly, rreth 20 vjet më parë, ide këto të cilat kanë të bëjnë me realitetin tonë, tani janë më relevante sesa më parë”, ka thënë Wachowski përmes një deklarate. “Jam e lumtur që këta aktorë po rikthehen në jetën time dhe jam mirënjohëse për një mundësi tjetër të bashkëpunoj me miqtë e mi brilantë”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)