Kulturë

Nexhmije Pagarusha nderohet me pullë postare

Nexhmije Pagarusha nderohet me pullë postare

Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Postën e Kosovës, përkatësisht Filatelinë e Postës, u lansua Pulla Postare në nderim dhe vlerësim të figurës së shquar, ikonës së muzikës shqiptare, Nexhmije Pagarusha, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Me motivacionin e dhënies së kontributit në muzikën e mirëfilltë shqiptare, në rritjen e vlerave kulturore në shoqërinë tonë, me iniciativë të ministrit, Kujtim Gashi, Posta e Kosovës i dedikon legjendës së gjallë më muzikës shqipe Nexhmije Pagarushës Pullë Postare.