Kulturë

Piktogramat e Fanit dhe heshtja e Ministrisë së Kulturës

Piktogramat e Fanit dhe heshtja e Ministrisë së Kulturës

Gjetja e Gurit me piktograme ne Fan të Mirditës është ngjarja më e rëndësime Arkeologjike e Shekullit të XXI për Kombin shqiptar, por edhe në rang Kontinenti.

Të gjithë prisnim që kryeministri Edi Rama, si njeri i Artit, të ishte i pari që do ta vizitonte bashkë me Ministren e Kulturës, Elva Margariti. Specialisti i kësaj fushe Myzafer Korkurti, (Miratues i të gjitha konkluzioneve që të huajt artikulojnë rreth prehistorisë Shqiptare) tha në një interviste, se do te shkonte ta shihte sapo të gjente kohen. Kjo është pak a shume panorama e injorimit të Kulturës Kombëtare. Franca apo Gjermania nuk e kanë luksin ta kenë në territorin e tyre një monument të tillë të rangut Botëror. Përndryshe të gjitha rrjetet televizive botërore do ta kishin lajm të parë. Të tilla monumente ka në territorin Serb në Vinça dhe në Bosnjë, Visoko…