Kulturë

Nga Queen deri tek Springsteen: Pse ka kaq shumë filma për muzikën?

Për adhuruesit e kinemasë, viti 2019 ka qenë viti i filmit muzikor.

Ende nuk është shtator dhe tashmë kemi pasur filma nga këngëtarët e popullarizuar si Sir Elton John, The Beatles, Motley Crue dhe Bruce Springsteen, si dhe histori filmike për Liam Gallagher, Bob Dylan dhe Leonard Cohen.

Ndërkohë që filmat për Judy Garland, Michael Hutchence, Suzi Quatro dhe George Michael do të vijnë më vonë, deri në Krishtlindje do të kemi parë mjaftueshëm këngëtarë në kinema për ta mbushur tërë kalendarin e murit për vitin 2020.

Për të mos i përmendur rimejket e emrave të mëdhenj të animacioneve muzikore klasike si The Lion King, Aladdin, dhe trailerin kureshtar për adaptimin kinematik të mjuziklit skenik Cats.

Atëherë, çfarë saktësisht po i nxitë këto ringjallje në mjuziklet e ekranizuara? (Më gjerësisht mund të lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

{gallery}