“McMindfulness” për thelbin e ndërgjegjësimit

“McMindfulness” për thelbin e ndërgjegjësimit

Jonnie Wolf 11 August 2019 14:31

Në një pasus të cituar shpesh, profesori amerikan i mjekësisë, Jon Kabat-Zinn, e definon ndërgjegjësimin si “një mënyrë e të qenit në marrëdhënie të mençur dhe qëllimore me përvojën e dikujt... kultivuar nga ushtrimi sistematik i kapacitetit të dikujt për përqendrimin e vëmendjes, me qëllim, në momentin aktual dhe pa paragjykim”.

Tingëllon goxha e padëmshme. Por akademiku nga San Francisco, Ronald Purser, nuk mendon kështu. Ai ia ka vënë nënshkrimin një polemike të çjerrë, që vë në cak sulmi lëvizjen shekullare të ndërgjegjësimit, shkruan Koha Ditore.

Dyzet vjet më parë, Kabat-Zinn e distiloi urtësinë budiste në një kornizë që mund t’i adresojë shqetësimet e kohës moderne. Ai fillimisht e destinoi këtë kurs të shkurtër për personat që vuajnë nga dhembjet kronike fizike. Këto programe që atëherë janë zgjeruar për trajtimin e një game të gjerë të rasteve, përfshirë depresionin, varshmërinë dhe stresin në vendin e punës. Ato janë adoptuar edhe në shkolla, biznese, sistemet e drejtësisë penale, në ushtrinë amerikane, NHS dhe në Parlamentin britanik. Përpos nëse keni jetuar nën një gur, nuk ka gjasa të mos keni hasur në to.

Kritikët e ndërgjegjësimit shekullar shpesh argumentojnë se ideja është ndikuar nga budizmi, qoftë tepër shumë apo jo mjaftueshëm... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme