Kulturë

Artistët e ndryshimit të perceptimit për fundin e njeriut

I cilësuar si një prej artistëve më unikë të performancave kreative në Skoci, në moshën 55 vjeçe, Ian Smith i kishte dhënë fund jetës së tij pas një lufte dëshpërimisht të humbur me depresionin.

Si themelues i kompanisë performuese “Mischief La-Bas”, entuziazmi i tij kreativ kishte bërë që të thellonte aftësitë e tij në ndërveprimin me publikun... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Sidoqoftë, ky nuk është përfundimi i zymtë i “Mischief La-Bas” dhe as triumf i vdekjes. Dhe vërtet e shoqja e tij, artiste po ashtu, Angie Dight, vazhdon misionin që kompania i kishte vënë vetes qysh në vitin 1992. Duke pasur si kredo “heqjen butësisht të nënshtresës së fabrikës së shoqërisë”, kompania ndër vite u ka dhënë frymë dhjetëra veprave në mjedise të ndryshme. “Mischief La-Bas” është kthyer në një shtrojerë për përvoja teatrale në mjedise të jashtme. Dy vjet punë me trupën franceze të cirkusit "Archaos", artistëve nga Skocia u kishte dhënë frymëzime për kuturisje të guximshme, për pasuri vizuale dhe humor surreal.

“Puna jonë është ndërvepruese për shkak se ne besojmë se audienca e krijon veprën për ne, pa të nuk do të ishte e mundur. Ne si performues kemi një narrativë krejt të shkurtër, por audienca sjell dijet e saj, pyetjet, ndjesitë e, me shpresë, edhe humorin e vet brenda tërësisë”, nis bisedën e saj Angie Dight.

“Vikingë qesharakë”

Prej kohësh është një ndjesi e zymtë sikur arti në hapësira publike nuk kuptohet nga publiku dhe se efektet e çfarëdo performance “ikin me erën”. Por nga përvoja e saj gjithandej qytezave e fshatrave skoceze kishte parë se njerëzit megjithatë i kishin memorizuar performancat e tyre, madje edhe si anekdota. Njëherë një burrë në pub iu tregonte të tjerëve për disa “vikingë qesharakë”, që kishin ardhur në qytet. E kishte fjalën për performancën “Timid Vikings”... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)