Bekim Guri lindi më 4 mars 1983, në Nikaj të Kaçanikut. Shkollën fillore e kreu në Nikaj dhe Biçec, kurse të mesmen në Kaçanik. Studimet i kreu në Akademinë e Arteve në Tiranë (2002-2006). Aktor në disa filma të gjatë dhe të shkurtër.
Ka luajtur në “Vdekja solemne” të Ilir Kabashit, “Amnistia” të Bujar Alimanit, “Not my day” nga Pether Thorwarth, film gjerman, prodhuar nga “Columbia Picture” i shfaqur në kinema gjermane, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ka bërë regjinë e filmit “Heshtje“, distribuuar nga “Mailuki films”, Spanjë, “Një pikë gjaku”, distribuuar nga “Takami Production”, Francë dhe “Rutinë”, distribuuar nga “Radiotor Sales” Ip, Belgjikë.
“Pjesëmarrës në 150 festivale të filmit (me “Heshtje”, “Një pikë gjaku” dhe “Rutinë”), dhe fitues i 20 çmimeve ndërkombëtare e dhjetëra nominimeve, si: “Dresden”, “Go short”, Sarajevë, “DokuFest, “Tirana Film Festival” e të tjera
Guri është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
Familja. Është baza e jetës sime. Familja është para gjithçkaje. Familjen nuk mund ta zgjedhësh, ti lind në atë familje dhe jam me fat që kam një familje të tillë që më ka përkrahur gjithmonë.
Babai tashmë i ndjerë, dy vëllezërit e mi dhe tri motrat e mia, nëna dhe nusja ime, Albina. Jam rritur në një familje me shumë dashuri dhe ngrohtësi. Jam rritur në fshat (Nikaj, Kaçanik), duke u marrë me shumë punë të ndryshme, gjë që më ka ndihmuar shumë në pjekurinë time artistike në ditët e sotme.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në “E Diela me Koha Ditore”)