Kulturë

Një dimension i ri i artistit Bekim Lumi

Një dimension i ri i artistit Bekim Lumi
 

Skena teatrore dhe kulturore shqiptare e njeh Bekimin Lumin si regjisor, si një nga regjisorët e mëdhenj, i cili, me angazhimin e me veprën e tij artistike ka lënë shenja të qarta estetike. Që ka lënë një emblemë të pashlyeshme teatrore e regjisoriale, që nga “Mësimi” i Joneskos e deri te “Arturo Ui”, e Brechtit, kryevepra e tij artistike! Bekimi është nga ata pak regjisorë, dhe për mua është e vazhdon të jetë nga regjisorët e rrallë që, edhe po të mos ishte emri i tij në krijimet e tij teatrore, do të dallohej menjëherë me qasjen e tij origjinale, të papërsëritshme. Është regjisori i cili, me vizionin e tij autentik, me përkushtimin e tij të pashembullt, me botën e tij të veçantë, ka ndërtuar shenjat e tij të pashlyeshme teatrore, emblemën e tij krijuese, shkruan sot Koha Ditore.

Bekimin, ne, kolegët e tij, po edhe studentët tanë të dhjetëra e më shumë gjeneratave, e njohim si pedagogun e përkushtuar, të rreptë e parimor. E njohim si pedagogun e pakompromis, i cili i besonte një sistemi të vlerave akademike, të cilit, në mënyrë të pashoqe, i ishte kushtuar edhe atëherë kur shëndeti i tij nuk ia lejonte këtë.