Kulturë

Hardh Festi sivjet vjen me risi

Me sloganin, "Një gotë për mot", do të mbahet edhe këtë vit festa e vjeljes së rrushit, Hardh Fest.

Luma, përgjegjëse për marrëdhënie me publikun, ka treguar të rejat e këtij edicioni.

"Kemi prerjen e kalaveshit të rrushit, kemi demonstrimin e rrushit. Sivjet e kemi fushatën për sensibilizimin për fibrozën cistike, ka edhe HardhCamp, aktivitete për fëmijë"", tha Luma, transmeton KSP.

Gardalin Shtavica, drejtor artistik ka treguar se kush do të performojë gjatë këtyre tri ditëve në Hardh Fest.

"Përveç që bëhet promovimi i verës së rrushit do të ketë edhe muzikë, me 16, 17, 18 gusht. Do të dëgjoni muzikë shumë të mirë. Përveç rock grupeve do të ketë edhe dj, ku këtë vit të gjitha do të jenë femra, Jehona, Ana Malo", tha ai.

Në këtë festival do të performojë edhe Ronnie Romero, i cili do të jetë edhe kryesori i këtij festivali.

Nora Boshnjaku, përfaqësuese e komunës së Rahovecit ka treguar se për këtë vit komuna ka ndarë 15 mijë euro, të cilat janë siguruar në kuadër të kodit për subvencione në bujqësi.

"15 mijë euro kemi ndarë për këtë festival, në kuadër të subvencioneve për bujqësi. Me vendim të kryetarit të komunës është formuar edhe këshilli organizativ. Ne jemi të gatshëm për fillimin e këtij festivali", tha Boshnjaku.