Birra Peja dhuron 70 bileta për Sunny Hill Artikull i sponzorizuar

Birra Peja dhuron 70 bileta për Sunny Hill

22 July 2019 17:40

Përmes një loje shpërblyese ku shishe të Birra Peja do të fshihen në vende të caktuara nëpër 7 qendrat kryesore të vendit, prodhuesi i birrës më të famshme shqiptare do të dhurojë 70 bileta falas për festivalin e muzikës Sunny Hill , që do të mbahet gjatë muajit gusht në parkun e Gërmisë, në Prishtinë.

Peja, Gjakova, Prizreni, Mitrovica, Prishtina, Gjilani dhe Ferizaj do të jenë qendrat ku do të fshihen 35 shishe boshe të Birrës Peja e që brenda do të kenë një letër me numrin identifikues. Secili shishe kur të gjendet i dhuron gjetësit 2 bileta.

Për të qenë pjesë e lojës shpërblyese, kanidati duhet të pëlqejë faqen e Birra Peja në Facebook, ku edhe do të publikohen videot udhëzuese për secilën shishe të fshehur.

Pas gjetjes së shishes fituese kandidati duhet të kontaktojë kompaninë, përmes faqes zyrtare në Facebook për të marrë instruksionet e mëtutjeshme.

Sunny Hill Festival është festivali më i madh i muzikës në Kosovë, ku vitin e kaluar ka sjellur emra si Dua Lipa, Action Bronson, Martin Garrix etj.

Sivjet festivali mbahet më 2, 3 dhe 4 gusht, ndërsa do të marrin pjesë Miley Cyrus, Calvin Harris, Gashi, Elvana Gjata, Ledri Vula, MC Kresha, Kida, Yll Limani e shumë e shumë të tjerë.

Birra Peja është mbështetësi kryesor i Sunny Hill Festival.

*Artikulli i sponsorizuar nga Birra Peja

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme