Dilemat midis autonomisë e pavarësisë me pasoja për shqiptarët

Dilemat midis autonomisë e pavarësisë me pasoja për shqiptarët

Salih Mehmeti 20 July 2019 08:18

Ndryshe nga nacionalizmat e vendeve fqinje që i kishin artikuluar qartë kërkesat e tyre, shqiptarët patën mëdyshje mes autonomisë dhe pavarësisë. Sipas hulumtuesit të arkivave britanike, Bejtullah Destani, ky zgjim i vonuar kombëtar ka lënë pasoja të rënda për shqiptarët gjatë dy shekujve të fundit.

Në një intervistë për “Kohën Ditore”, ai ka thënë se Britania e Madhe përmes konsullatave të saj është informuar për të gjitha zhvillimet në trevat shqiptare, përfshirë edhe kohën kur Serbia e pushtoi ushtarakisht Kosovën.

Përfaqësues britanikë si Edmond Fitzmaurice apo Aubrey Herbert kishin tërhequr vërejtjen me kohë për padrejtësitë që po u bëheshin shqiptarëve. E nga dokumentet e shumta arkivore – që janë përmbledhur në librin “Kosova, një histori dokumentare” botuar muajin e kaluar nga Botimet KOHA, redaktorë të të cilit janë Bejtullah Destani e Robert Elsie, përkthyer në shqip nga Flaka Surroi – dalin edhe shumë të panjohura për historinë e fillimshekullit të njëzetë. Kështu shqiptarë ortodoksë nga Novi-Pazari deklaroheshin të tillë edhe në memorandumet që ua nisnin Fuqive të huaja. Ndonëse në Luftën e Parë Botërore ishte pandehur që rreshtimi i një fraksioni të shqiptarëve me palën fituese, Antantën do të sillte përfitime, ngjarjet e provuan krejtësisht të kundërtën.

KD: “Kosova, një histori dokumentare: nga luftërat ballkanike deri te Lufta e Dytë Botërore” është botimi juaj i radhës. Historia e fillimshekullit njëzet po e rifiton rëndësinë e vet tek studiuesit. Si lindi ideja për një libër të tillë?

Destani: Thënë të drejtën, libri “Kosova, një histori dokumentare” ka qenë kryekëput ide e të ndjerit Robert Elsie. Në një bashkëbisedim me të para disa vitesh, ideja ishte të botoheshin një seri librash me dokumente jo vetëm të shekullit njëzet, por edhe të shekullit nëntëmbëdhjetë, që hedhin dritë mbi situatën në kohën e Perandorisë Osmane dhe pushtimit serb të Kosovës... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme