Nxënësit e dhjetë shkollave të Kaçanikut kanë prezantuar aftësitë e tyre në raundin e dytë të garave kulturore “Mendjet e ndritura”.
Këta nxënës kanë garuar në kategorinë e këndimit, vallëzimit dhe performancës në instrumente muzikore.
Juria e përbërë nga profesorët Ruzhdi Gjini, Lulzim Shehu dhe Enver Kamishi, ka bërë vlerësimin e nxënësve pjesëmarrës, raporton “Express” i KTV-së.
Si këngëtarja më e mirë në këtë garë është përzgjedhur nxënësja Rinesa Krasniqi, ndërkohë Flearsa Berisha është zgjedhur valltarja më e mirë.
Nga ana tjetër, tandemi Dea Lika dhe Qëndrim Zeneli ka dalë më i miri në performancën me instrumente muzikore.
Pjesa e dytë e garës “Mendjet e ndritura” është organizuar nga Qendra Kulturore në Kaçanik e cila është përkrahur nga CDF përmes programit “Brick”.