Mysafirët e “FemArtit” janë sfiduar të enjten, në ditën e katërt të festivalit, për të krijuar posterë feministë në punëtorinë e mbajtur nga artistja dhe kuratorja Blerta Hoçia dhe disenjatorja grafike Silvia Basso.
Për krijimin e posterëve, si bazë, kanë shërbyer historitë e tri grave, që kanë lënë gjurmë në histori: Shote Galica, luftëtare e çetave kaçake, e cila luftoi 12 vjet krah për krah me të shoqin Azem Galicën, për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serb, Frances Willard, pioniere e të drejtave të njeriut e njohur edhe për librin e saj “Si mësova ta drejtoj biçikletën”, botuar në vitin 1895 dhe Stephanie Kwolek, e cila në vitin 1964 zbuloi fibrën sintetike “Kevlar” që është 5 herë më e fortë se hekuri, shkruan sot Koha Ditore.
Ky material sot gjen shumë përdorim, duke filluar nga reketet e tenisit, anijet garuese, tenxheret, instrumentet muzikore e jelekët antiplumb.
Disenjatorja Basso ka thënë se qëllimi i punëtorisë “Krijimi i posterëve feministë” ka qenë që njerëzit të sjellin idetë e tyre për feminizmin….(Më shumë, sot në "Kohën Ditore")