Kulturë

Mbyllet Panairi i Librit, 10 për qind më shumë vizitorë nga i kaluari

Fëmijët prej moshës 7 deri në 14 vjeç kanë vizituar më së shumti Panairin e Librit sivjet.

Në ditën e fundit të edicionit të 21-të, organizatorët këtë e veçuan si shumë pozitive, derisa theksuan se në përgjithësi, krahasuar me vitin e kaluar, numri i vizitorëve është rritur për 10%, raporton KTV.

Libri më i shitur në këtë edicion është libri më i ri i publicistit Veton Surroi “Fshehtësia e zbulimit të Hanes”.

Vizitorët janë ndarë të kënaqur me organizimin dhe llojllojshmërinë e librave.

Numri i saktë i vizitorëve nuk është bërë i ditur, megjithatë, edhe të dielën në ditën e fundit të Panairit, është parë numër i madh i tyre.

Stenda më e vizituar këtë vit sipas organizatorëve, është “Botë Art”.