Kulturë

Drita e flijave

Ka qenë krejt rastësi mënyra se si Drita Gashi, tash pensioniste, kishte nisur punën me shitjen e flisë. Ajo kurrë s’e kishte menduar se mund të shesë diçka të tillë. 

Më 1996, kryefamiljari Xhemajli, që deri atëherë ishte mësues në shkollën e fshatit Mramor, kishte gjetur punë në shkollën “Pjetër Bogdani” të kryeqytetit, shkruan sot Koha Ditore.

Dy fli që ai do t’i dërgonte për mirësjellje e për qejf në stafin e shkollës do të bëheshin kthesë në jetën e zonjës së shtëpisë. Shija e flijave të Dritës do t’u linte mbresa të mëdha stafit të shkollës. I inkurajuar nga kjo, Xhema, siç i referohet Drita, do t’i dërgonte në shkollë edhe për një rast tjetër dy tepsi me flija. 

“Aq shumë u kishin pëlqyer flijat e mia atyre të shkollës, sa i kishin thënë Xhemës se a mund t’i bëj me para. Më tha Xhema, kështu më thanë. U befasova. Qysh me shit flija, s’mujsha me paramendu atë punë! Po ata i kishin thënë veç me pare, përndryshe mos na sill më”, kujton Gashi. 

Ishte këmbëngulës insistimi i mësuese Lules, së cilës 23 vjet më vonë Drita i është falënderuese. “Ajo ka insistu. Bile vetë e kanë caktu edhe çmimin, se unë nuk disha as sa me ju thanë”, shton më tej ajo. 

“E si të shitet flija?” 

Një hapësirë që ishte nisur si dhomë verore, është kthyer në vendin e punës për Drita Gashin. Aty e kalon një pjesë të madhe të ditës, tash kur po mbush dekadën e tretë të punës me fli e bakllava. Zonja Dritë është pa dyshim ndër të parat që nisi këtë biznes në Prishtinë. Para saj, me copa shisnin në tregje të Prishtinës, por nuk mbahet mend të jetë porositur fli për shtëpi...(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)