Kulturë

Në Klinë nis Festivali “I këndojmë lirisë”

Në Klinë nis Festivali “I këndojmë lirisë”
 

Në Çabiq të Klinës, në vendlindjen e komandantit të shquar të UÇK-së Mujë Krasniqit, para Kullës muze, solemnisht nisi edicioni i 19-të i Festivalit folklorik mbarëkombëtar “I këndojmë lirisë” për të vazhduar për tri net me radhë, më 6, 7 e 8 qershor në sheshin “Mujë Krasniqi” në Klinë.

Para se të performonin tri ansamblet, “Jehona e Dukagjini”, ansambli “, nga Klina, ansambli ” Rugova”, nga Peja, dhe “ Ardhmëria”, nga Gjakova, u bë inaugurimi i oborrit të kullës duke i dhënë një pamje krejtësisht të re ambientit përreth kullës, duke e shndërruar këtë në një amfiteatër.