Kulturë

Mentaliteti patriarkal si pengesë e modernizimit në Serbi

Komplikimet lidhur me një tematikë të tillë lindin qysh në fillim me përdorimin e vetë shprehjes. Shtrohet pyetja: çka është mentaliteti dhe a mundet që mentaliteti në mënyrë shkencore korrekte të ndërlidhet me problemet e zhvillimit historik të vendit? Ne pohojmë se mundet, nëse shfrytëzohen nxitjet, mundësitë dhe rezultatet e hulumtimeve të reja shkencore, në lidhje me përpjekjet e ndryshme të etablimit të një historie të mentalitetit, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu historianët francezë, që kanë traditë më të begatë shkencore dhe përvojë të mjaftueshme, duke u nisur nga orientimi i njohur antropologjik i shkollës “Annales”, në vend se ta japin definicionin tashmë të formuluar, ata e paraqesin vetëm përshkrimin jo të saktë dhe të shumëkuptimtë se “Mentaliteti paraqitet si ‘atmosferë mentale’ e një epoke me ‘ndjeshmëritë e saj kolektive’ si ‘vizion mbi botën’ duke u reflektuar më tepër në mënyrë të pavetëdijshme dhe si mënyrë e sjelljes”.

Prandaj duhet tërhequr vërejtjen se definimi i mentalitetit është vështirësi e përgjithshme për të gjithë historianët, sociologët dhe e shkencëtarët, dhe qasjet ndaj kësaj problematike varen prej shumë faktorëve. Ne mundemi që të gjejmë në burimet historike, vetëm një numër të caktuar të faktorëve të mundshëm që duhet interpretuar me metodën krahasuese dhe të gjithë ata faktorë e përbëjnë mentalitetin e caktuar. Para së gjithash, të gjithë shembujt evropiano-perëndimorë tregojnë se shumica e këtyre komponentëve të mentalitetit, nën ndikimin e dezintegrimit shtetëror revolucionar apo paqësor, ndryshohen shumë ngadalë.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)