Fotografi Ilir Berisha ishte i ftuari i radhës në emisionin JETA në KTV.
Berisha merret me këtë profesion qe 19 vjet.
Ai në emision ka folur për bukurinë dhe vështirësinë e të qenit fotograf.
Ndër të tjerash u përmendën edhe rrjetet sociale, për çka Berisha ka thënë se i kanë dhënë më tepër popullaritet fotografisë.
Ai ka pranuar se rrjetet sociale kanë bërë që puna e fotografit të bëhet më e kërkuara në Kosovë.
Më tej ai ka treguar për fitimin e një çmimit të fotografisë në një garë ndërkombëtare të mbajtur në Maqedoni.
Për më tepër ndiqni emisionin më poshtë: