Kulturë

Komedia me zombie që hapi Festivalin e Cannes

Janë bërë 15 vjet që prej publikimit të “Shaun of the Dead” dhe dhjetë që nga “Zombieland”-i, me të mrekullueshmin Bill Murrey në kryerol, prandaj mund të duket çudi pse filmi që e hapi festivalin e sivjetmë prestigjioz të filmit Cannes duhej të ishte pikërisht komedia me zombie, në të cilin luan askush tjetër pos Bill Murreyit. 

Padyshim, filmi “The Dead Don’t Die” (Të vdekurit nuk vdesin) i Jim Jarmuschit nuk duket se do të figurojë në analet e Cannesit si një prej përzgjedhjeve më të mëdha ndonjëherë. Filmi që tërthorazi u bën homazh qesharak filmave fantashkencorë të viteve ‘50, më saktësisht “Plan 9 From Outer Space”, shpërfaq dallgën e thertores së kanibalëve të ringjallur dhe nuk përmban kurrfarë satire anti-konsumeriste që zinte fill në filmat e tipit të George A. Romeros me zombie, dekada më parë.

Por ekziston diçka vërtet e trishtë që fshihet prapa rrëfimit dhe përzierjes absurde të pavdekshmërisë e apokalipsit, e që njëmend vlen. Murrayi e luan rolin e Cliffit, një oficer policor i lodhur, por babaxhan që punon me dy partnerë më të rinj, Ronnie (Adam Driver) dhe Mindy (Chlow Sevigny). 

Këta të tre, të cilët bartin syze të njëjta “Buddy Holly” dhe uniforma policore, e kanë detyrën e kollajshme të patrullimit në qytetin e përgjumur, Centerville, vend skenik, rural me popullatë treshifrore dhe me shenjën e vendosur në hyrje të saj, ku shkruan: “A Real Nice Place” (Një vend njëmend i këndshëm). Megjithatë, nuk është edhe aq i këndshëm.....(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)